Çfarë janë këshillat kombëtare të pakicave kombëtare?

Për realizimin e të drejtave për vetëqeverisje në kulturë, arsim, informim dhe për përdorimin zyrtar të gjuhës dhe të alfabetit, pjesëtarët e pakicave kombëtare në Republikën e Serbisë mund t'i zgjedhin këshillat e veta kombëtare.
Këshilli kombëtar e paraqet pakicën kombëtare në fushën e arsimit, kulturës, informimit në gjuhën e pakicës kombëtare dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe të alfabetit, merr pjesë në procesin e vendimmarrjes ose vendos për çështjet nga këto fusha dhe themelon institucione, shoqëri ekonomike dhe organizata të tjera nga këto fusha.
(Neni 2 Ligji për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare nga viti 2009)

Cilat janë kompetencat e këshillave kombëtare?

Këshilli kombëtar, në pajtim me ligjin dhe me statutin e vet, përmes organeve të veta në mënyrë të pavarur:
1) miraton dhe e ndryshon statutin e këshillit kombëtar;
2) miraton planin financiar, raportin financiar dhe llogarinë përfundimtare;
3) disponon me pronën e vet;
4) vendos për emërtimin, simbolet dhe vulën e këshillit kombëtar;
5) i përcakton propozimet e simboleve kombëtare, shenjave dhe festave të pakicës kombëtare;
6) themelon institucione, shoqata, fondacione, shoqëri ekonomike në fushën e kulturës dhe të arsimit, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe të alfabetit;
7) propozon përfaqësuesin e pakicës kombëtare në këshill për marrëdhënie ndërnacionale në njësinë e vetëqeverisjes vendore;
8) vendos dhe ndan mirënjohje;
9) inicon miratimin dhe e përcjell zbatimin e ligjeve dhe të dispozitave të tjera nga fusha e kulturës, arsimit, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe të alfabetit;
10) merr pjesë në përgatitjen e dispozitave dhe e propozon ndryshimin dhe plotësimin e dispozitave me të cilat rregullohen të drejtat e pakicave kombëtare të rregulluara me Kushtetutë, në fushën e kulturës, arsimit, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe të alfabetit;
11) propozon dispozita të veçanta dhe masa të përkohshme në fushat në të cilat realizohet e drejta për vetëqeverisje, për arritjen e barazisë së plotë midis pjesëtarëve të pakicës kombëtare dhe qytetarëve të cilët i takojnë shumicës;
12) fillon procedurën para Mbrojtësit të qytetarëve, ombudsmanit krahinor dhe vendor dhe para organeve kompetente, kur vlerëson se është shkelur ndonjë e drejtë ose liri e garantuar me Kushtetutë dhe me ligj e pjesëtarëve të pakicave kombëtare;
13) e fillon procedurën nga pika 12) e këtij neni dhe në emër të pjesëtarit të pakicës kombëtare, duke e e siguruar më parë autorizimin me shkrim;
14) merr qëndrime, fillon nisma dhe ndërmerr masa lidhur me të gjitha çështjet të cilat drejtpërsëdrejti janë të lidhura me pozitën, identitetin dhe të drejtat e pakicës kombëtare;
15) vendos për çështjet e tjera të cilat i janë besuar me ligj.

(Neni 10 i Ligjit për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare)

Kur do të mbahen zgjedhjet për këshilla kombëtare të pakicave kombëtare?

Për ditën e mbajtjes së zgjedhjeve caktohet dita e diel më 26 tetor të vitit 2014.
(Paragrafi 4, i Vendimit për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të këshillave kombëtare të pakicave kombëtare)

Çfarë krejt zgjedhje për këshilla kombëtare të pakicave kombëtare ekzistojnë?

Anëtarët e këshillave kombëtare zgjedhen në zgjedhjet e drejpërdrejta ose përmes kuvendit elektoral.
(Neni 29 i Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare)

Kur mbahen zgjedhjet e drejtpërdrejta, e kur zgjedhjet përmes kuvendit elektoral?

Zgjedhjet e drejtpërdrejta për anëtarë të këshillave kombëtare mbahen kur 24 orë para shpalljes së zgjedhjeve në listë të veçantë të zgjedhësve të pakicës kombëtare janë regjistruar më shumë se 40% e pjesëtarëve të pakicës kombëtare sipas regjistrimit të fundit të popullsisë.
Për përcaktimin se a janë plotësuar kushtet për zgjedhje të drejtpërdrejta, Ministria përkohësisht i mbyll listat e veçanta të zgjedhësve të pakicave kombëtare 24 orë para shpalljes së zgjedhjeve.
Zgjedhjet përmes kuvendit elektoral mbahen nëse nuk janë plotësuar kushtet për zgjedhje të drejtpërdrejta dhe nëse pas shpërndarjes së këshillit kombëtar zgjedhjet e reja shpallen brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e shpërndarjes.”
(neni 100 i Ligjit për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare)

Kush mund të marrë pjesë në zgjedhjet për këshilla kombëtare të pakicave kombëtare?

Pjesëtari i pakicës kombëtare e fiton të drejtën të zgjedhë anëtarët e këshillit kombëtar nëse i plotëson kushtet e përgjithshme të caktuara me Kushtetutë dhe me ligj për fitimin e të drejtës aktive elektorale. Kusht i veçantë për fitimin e të drejtës aktive elektorale për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit kombëtar është regjistrimi në listë të veçantë të zgjedhësve të pakicës kombëtare, në pajtim me dispozitat e këtij ligji.
Kusht i veçantë për fitimin e të drejtës aktive elektorale për zgjedhjen e këshillit kombëtar të pakicës kombëtare përmes kuvendit elektoral është statusi i elektorëve, i cili fitohet sipas dispozitave të këtij ligji.
(Neni 32 i Ligjit për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare nga viti 2009)

Ku dhe si mund të paraqitem për të votuar në zgjedhjet për këshilla kombëtare të pakicave kombëtare?

Që të mund ta fitoni të drejtën tuaj elektorale në zgjedhjet për këshilla kombëtare të pakicës kombëtare duhet të regjistroheni në listë të veçantë të zgjedhësve.
Lista e veçantë e zgjedhësve është evidencë zyrtare në të cilën regjistrohen pjesëtarët e pakicës kombëtare e cilët kanë të drejtë elektorale. Lista e veçantë e zgjedhësve është e përhershme dhe rregullisht përditësohet.
Pjesëtari i pakicës kombëtare regjistrohet në listë të veçantë të zgjedhësve vetëm me kërkesë personale. Për secilin këshill kombëtar mbahen listat e veçanta të zgjedhësve. Listën e veçantë të zgjedhësve e mban Ministria.
Secili qytetar me të drejtë elektorale, pjesëtar i pakicës kombëtare, mundet në formular të veçantë të kërkojë me shkrim të jetë i regjistruar në listë të veçantë të zgjedhësve.
Kërkesën për regjistrim në listë të veçantë të zgjedhësve pjesëtari i pakicës kombëtare ia paraqet organit të administratës së njësisë së vetëqeverisjes vendore sipas vendbanimit, në formën me shkrim, në formular të veçantë të cilin e përcakton ministri dhe e nënshkruan me dorë të vet.

A mund të votojë në zgjedhjet për këshilla kombëtare të pakicave kombëtare edhe pse në regjistrimin e popullsisë jam deklaruar si serb përkatësisht serbe?

Regjistrimi i popullsisë është anonim dhe nuk ekziston mundësia të verifikohet se a janë regjistruar në listë të veçantë të zgjedhësve të gjithë ata qytetarë të cilët në regjistrim janë deklaruar si pjesëtarë të pakicës kombëtare ose është regjistruar edhe ndokush që në regjistrim është deklaruar si serb. Mirëpo, nëse bëhet fjalë për keqpërdorimet të cilat e prishin sistemin e autonomisë kulturore të pakicave kombëtare ose ndonjë formë tjetër e keqpërdorimit Ministria ka mundësi ta refuzojë regjistrimin në listë të veçantë të zgjedhësve.

Sa është e nevojshme të grumbullohen nënshkrime që ndokush ta fitojë statusin e elektorit?

Përmes kuvendit elektoral zgjedhen ato këshilla pjesëtarët e të cilave në një përqindje më të vogël se 40 janë regjistruar në listë të veçantë. Pra, nëse një pakicë e caktuar kombëtare sipas regjistrimit i numëron 10.000 pjesëtarë, së paku 4.000 pjesëtarë duhet të jenë regjistruar personalisht në listë të veçantë që të arrihen kushtet që zgjedhjet për këshill kombëtar të zbatohen në mënyrë direkte dhe të drejtpërdrejtë.
Për këto këshilla kombëtare është parashikuar që anëtarët e këshillit zgjedhen përmes kuvendit elektoral, kurse elektor mund të jetë secili pjesëtar i pakicës kombëtare kandidaturën e të cilit e mbështesin:
- 20 pjesëtarë të pakicës kombëtare të regjistruar në listë të veçantë të zgjedhësve, për pakicën kombëtare numri i së cilës sipas regjistrimit të fundit të popullsisë është më i vogël se 10.000 persona;
- 30 pjesëtarë të pakicës kombëtare të regjistruar në listë të veçantë të zgjedhësve, për pakicën kombëtare numri i së cilës sipas regjistrimit të fundit të popullsisë është më shumë se 10.000 persona, por më pak se 20.000 persona;
- 45 pjesëtarë të pakicës kombëtare të regjistruar në listë të veçantë të zgjedhësve, për pakicën kombëtare numri i së cilës sipas regjistrimit të fundit të popullsisë është më shumë se 20.000 persona, por më pak se 50.000 persona;
- 60 pjesëtarë të pakicës kombëtare të regjistruar në listë të veçantë të zgjedhësve, për pakicën kombëtare numri i së cilës sipas regjistrimit të fundit të popullsisë është më shumë se 50.000 persona, por më pak se 100.000 persona;
- 100 pjesëtarë të pakicës kombëtare të regjistruar në listë të veçantë të zgjedhësve, për pakicën kombëtare numri i së cilës sipas regjistrimit të fundit të popullsisë është më shumë se 100.000 persona.
Elektorët të cilët e plotësojnë këtë kusht, në kuvend të veçantë i zgjedhin anëtarët e këshillit dhe këshilli i tyre funksionon nën kushte të njëjta si edhe këshillat të cilat janë zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë.

(Neni 105 i Ligjit për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare nga viti 2009)
Često postavljena pitanja
• Šta su to Nacionalni saveti nacionalnih manjina i koje su mu nadležnosti?
• Kada će se održati izbori za nacionalne savete nacionalnih manjina?
• Kakvi sve izbori za Nacionalne savete nacionalnih manjina postoje?
• Kada se održavaju neposredni, a kada izbori putem elektorske skupštine?
• Ko može da učestvuje na izborima za nacionalne savete nacionalnih manjina?
• Gde I kako mogu da se prijavim da bih glasao na izborima za nacionalne savete nacionalnih manjina?
• Koliko je potrebno da se skupi potpisa da bi neko stekao status elektora?